Lajme
Zvicër: Fëmijët dhe adoleshentët, 10 deri 20 vjeç, më të prekurit
Shumica e infeksioneve aktualisht kanë kapur popullatën e re, të lëvizshme. Gjysma e pacientëve në spital janë më të rinj se 55 vjeç
Pak më parë ka mbaruar konferenca për smedia që kanë mbajtur në Bernë përgjegjësit dhe ekspertët kryesorë për përcjelljen e pandemisë, në nivel vendi dhe kantonesh.
Numri i rasteve të koronës në Zvicër po qëndron në një nivel relativisht të ulët. Megjithatë, situata në njësitë e kujdesit intensiv mbetet e tensionuar. Pak më shumë se 70 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë, raporton sda.ch.
Risi është se gjysma e pacientëve në spitale janë më të rinj se 55 vjeç.
Në disa kantone, BAG ka konstatuar një rritje të numrit të rasteve. Virusi po qarkullon më shumë në Zvicrën qendrore dhe lindore.
Shumica e infeksioneve aktualisht kanë kapur popullatën e re, të lëvizshme, transmeton albinfo.ch. Fëmijët dhe adoleshentët midis moshës dhjetë dhe 20 vjeç janë më të prekurit.
Kërkesat për vaksinën Janssen nga Johnson & Johnson aktualisht nuk janë të mëdha, është thënë më tutje në konferencën për media
Ende nuk është vendosur nëse do të ketë vaksinime përforcuese në Zvicër. BAG pritet ta sqarojë këtë.
Në disa qendra të testimit janë vërejtur mangësi të cilësisë. Kantonet janë të autorizuara të mbyllin qendra të tilla testimi. Në kantonin e Bernës, tani kërkohet leja e veçantë për të operuar me një qendër testimi.
Ndërkaq, certifikatat mund të lëshohen vetëm nga specialistë, përcjell albinfo.ch. Këta janë ekskluzivisht mjekë, farmacistë dhe menaxherë laboratori.
Mesatarisht 35,000 teste kryhen çdo ditë në lidhje me infeksionet e mundshme. Rreth 600,000 njerëz testohen çdo ditë në Zvicër për të marrë një certifikatë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













