Shkurt.ch
Zvicër: Bie numri i viktimave në komunikacion
Numri i të vdekurve në aksidentet e trafikut në Zvicër gjatë vitit të kaluar ka qenë 327, ose 6 për qind më pak se një vit më parë
Ka shënuar rënie të theksuar numri i aksidenteve me fatalitet dhe atyre me të lënduar në Zvicër gjatë vitit të kaluar. Siç bën të ditur Enti Federal për Statistika në vitin 2010 janë regjistruar më pak se 20 mijë aksidente të tilla, që është numri më i vogël i shënuar që nga vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.
Numri i të vdekurve në aksidentet e trafikut në Zvicër gjatë vitit të kaluar ka qenë 327, që është një rënie prej 6 për qind krahasuar me një vit më parë ose 22 jetë të humbura më pak. Po ashtu edhe numri i të lënduarve rëndë, 4458 persona, ka pësuar një rënie prej 5 %, shkruajnë mediet zvicerane.
Gjatë dhjetëvjetëshave të fundit numri i viktimave të komunikacionit ka shënuar rënie të vazhdueshme. Mjafton të bëhet ky krahasim: Në vitin 1971 në afër 30.000 aksidente të trafikut kanë humbur jetën 1773 veta! Që, krahasuar me vitin 2010 është rreth 6 herë më shumë.
Në kundërshtim me trendin në rënie të aksidenteve të rënda, gjatë vitit 2010 më së keqi e kanë pësuar këmbësorët. Numri i këmbësorëve të lënduar dhe të vdekur gjatë kësaj periudhe ka shënuar një rritje. Lëndime të rënda kanë pësuar 781 persona.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











