Tematike
Zvicër: 66.600 të vdekur gjatë vitit 2017
Numri më i madh i vdekjeve në vitin 2017 është regjistruar gjatë janarit dhe kjo ka ndodhur për shkak të valës së gripit. Në janarin e vitit 2017 kanë vdekur 7500 veta ndërkohë që mesatarja e janarëve në periudhën 2010-2016 ka qenë 6000 të vdekur
Gjatë vitit 2017 në Zvicër janë shënuar më shumë raste të vdekjes se në vitin paraprak. Kështu, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga Zyra Federale për Statistikë (BFS), në vitin që shkoi, në Zvicër kanë vdekur gjithsej 66 mijë e 600 veta. Kjo shifër tregon për një rritje prej 2.5 për qind në krahasim me vitin 2016, kur numri i të vdekurve kishte qenë 65.000, transmeton albinfo.ch.
Numri më i madh i vdekjeve në vitin 2017 është regjistruar gjatë janarit dhe kjo ka ndodhur për shkak të valës së gripit që kishte kapluar Zvicrën gjatë asaj periudhe. Gjatë janarit 2017 kanë vdekur 7500 veta ndërkohë që mesatarja e janarëve në periudhën 2010-2016 ka qenë 6000 të vdekur. Nga vala e përmendur e gripit kanë vdekur pothuajse pa përjashtim vetëm personat e moshës mbi 65 vjeçare.
Si pasojë e shtimit të numrit të vdekjeve dhe zvogëlimit të numrit të lindjeve, gjatë vitit 2017 ka pasur një rënie të theksuar të shtimit të popullatës që i referohet dallimit në mes të numrit të lindjeve dhe të vdekjeve. Kështu, kemi një rënie të shtimit “Neto” mbi këtë bazë për minus 19.7% ose gjithsej 18.400.
Ndryshe, gjatë vitit 2017 në Zvicër kanë lindur 85000 fëmijë ose 2900 më pak se një vit më parë (minus 3.3%), transmeton albinfo.ch. Gratë në Zvicër kanë lindur mesatarisht nga 1.48 fëmijë.
Përveç numrit të vdekjeve, statistika në fjalë ka përfshirë edhe numrin e shkurorëzimeve (divorceve), i cili ka pësuar një ulje të vogël. Por kjo nuk e ndryshon trendin i cili tregon se në Zvicër prishet çdo e treta kurorë.
Rritje gjatë vitit 2017 ka shënuar edhe numri i çifteve të grave, të cilat kanë vendosur të jetojnë në partneritet zyrtar. Rritja e kësaj kategorie ka qenë për një të tretën, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër numri i partneriteteve të zyrtarizuara në mes të meshkujve ka shënuar një zbritje të lehtë.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













