E-Diaspora
Zvicër: 100 Vjetori u festua me parakalim veturash
Ndonëse gjithçka ka kaluar në qetësi, për shkak të kolonës së krijuar, policia ka qenë e detyruar të shqiptonte dhjetë gjoba
Rreth 200 veta janë tubuar mbrëmjen e të mërkurës në qytetin St. Gallen për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pasi që ata kishin bërë një kolonë me automobila me flamuj dhe brohoritje, është dashur që sheshi Marktplatz/Bohl të bllokohej përkohësisht për qarkullimin e automjeteve jopublike.
Siç bën të ditur policia e qytetit, gjithçka ka rrjedhur në qetësi. “Festueseit kanë valvitur flamurin e tyre kombëtar dhe kanë kënduar”. Në vazhdim, shqiptarët janë mbledhur në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit dhe tutje janë kthyer sërish në marktplatz.
Policia e qytetit e ka përcjellë gjatë gjithë kohës këtë grumbullim. Për shkak të kolonës së krijuar të automjeteve, policia ka qenë e detyruar të shqiptonte dhjetë gjoba të rendit në trafik.
“Pavarësia e Shqipërisë është shpallur më 28 Nëntpr 2012 në Vlorë. Para kësaj vendi ishte për disa shekuj nën pushtimin e Perandorisë Osmane”, shkruan gazeta St.Galler Tagblatt.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











