Bota
Zjarri u merr jetën 5 vetave, 4 prej të cilëve, fëmijë
Policia ndërkohë ka arrestuar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme një banor 28 vjeçar të ndërtesës
Natën e mbrëmshme, një zjarr që ka shpërthyer në një ndërtesë kolektive banimi në Mulhouse të Francës (në afërsi të kufirit me Zvicrën) u ka marrë jetën pesë personave, katër prej tyre fëmijë dhe një i rritur. Tetë persona të tjerë kanë pësuar nga veprimi i tymit dhe gazit. Tre prej tyre, sipas gazetës regjionale “L`Alsace” janë transportuar në gjendje kritike në spitalet e afërme.
Policia ndërkohë ka arrestuar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme një banor 28 vjeçar të ndërtesës.
Kryebashkiaku i qytetit, Jean Rottner ka thënë për mediat se është tmerr ajo që ka ndodhur me banorët e kësaj ndërtese. Ai ka shtuar se ndërtesa ka qenë në gjendje shumë të mirë para kësaj, transmeton albinfo.ch. Rotnner duke iu referuar zjarrvënies është shprehur i shqetësuar se kjo ka ndodhur në një qytet si Mulhouse, “i cili deri tash ka qenë i njohur si një qytet i qetë dhe pa problene të veçanta”.
Mbi 50 zjarrfikës kanë marrë pjesë në aksionin e fikjes së zjarrit mbrëmë.
Viktimat e zjarrit janë: një vajzë 9 vjeçe, një djalë 11 vjeçar, babai i tij 53 vjeçar si dhe dy vëllezër, 6 dhe 7 vjeçarë.
Shumica e banorëve të kësaj ndërtese janë me prejardhje të huaj.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












