Lajme
Zjarri i madh në Vernier ndërpreu fluturimet dhe linjat hekurudhore për pak kohë në Gjenevë
Një zjarr i madh shpërtheu të martën në një zonë industriale në Vernier, jo shumë larg aeroportit të Gjenevës. Për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të shpërthimit, ngritjet në aeroportin e Gjenevës duhej të ndërpriteshin për disa minuta, tha një zëdhënës i aeroportit për RTS, transmeton albinfo.ch.
Midis orës 16:30 dhe 16:40, ngritjet nga aeroporti u ndërprenë për rreth dhjetë minuta për arsye sigurie, sepse ishin në aksin e tymit.
Avionët në hyrje nuk u prekën, vazhdon RTS. Policia e Gjenevës, nga ana e saj, raportoi për ndërprerje të trafikut rrugor në rrugën Meyrin në sektorin Blandonnet, ndërsa kufizime në trafikun hekurudhor u raportuan edhe në stacionin Meyrin në linjat TGV, TER, RL5 dhe RL6. SBB vë në dukje vonesat.
Trafiku hekurudhor në linjën Gjenevë – Bellegarde-sur-Valserine është ndërprerë. Trenat tani po qarkullojnë sërish në itinerar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











