Shqipëria
Zjarret në Shqipëri, disa vatra aktive vijojnë të mbahen nën kontroll
Ndërhyrjet janë përqendruar kryesisht në Dibër, ndërsa ekipe të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe strukturave vendore vijojnë operacionet
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, me situatën më problematike të përqendruar në qarkun e Dibrës, përcjell albinfo.ch.
Në Vajkal të Bulqizës, zjarri ka përshkuar mbi 18 hektarë, ndërsa ndërhyrja vijon me forcat e MZSH-së, strukturat bashkiake dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
Një tjetër vatër aktive është në Lundër të Matit, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Edhe këtu operacioni mbështetet nga 30 efektivë të FA-së.
Në Mallunxë të Matit, zjarri është riaktivizuar për shkak të erës së fortë dhe po lëviz në drejtim të fshatrave Mallunxë dhe Lis.
Situatë problematike paraqitet edhe në Dajt–Qafë Priskë, por sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë me mbështetjen e 30 forcave të FA-së.
Nën monitorim mbeten edhe vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz. Në Iballë, për shkak të terrenit të vështirë, gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe me helikopter të Forcave të Armatosura.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.
Prioritet i operacioneve mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe mjedisit, ndërsa forcat në terren vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje në rast përkeqësimi të situatës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











