Bota
Zjarret në Berlin, rreziku është ende prezent
Zjarrfikësit që u përballën me një zjarr masiv në pyjet afër Berlinit kanë ndaluar përhapjen e tij, por sipas zyrtarëve, rreziku nga flakët nuk ka kaluar ende.
“Situata nuk është qetësuar ende”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Shkaku i zjarreve ka qenë fillimisht i paqartë, por autoritetet njoftuan se të gjitha të dhënat sugjeronin se zjarret mund të kenë qenë të qëllimshme.
Rreth 600 persona braktisën shtëpitë në tre fshatra në Brandenburg, 50 km në jugperëndim të Berlinit, ndërsa zjarrfikësit përballeshin me flakët nga ajri dhe toka, shkruan TCH, përcjell Albinfo.com.
Era e tymit mbërriti deri në Berlin ndërkohë që më shumë se 400 hektarë pyje u dogjën jashtë qytetit fqinj të Posdamit. Rreth 440 zjarrfikës u angazhuan në luftë me zjarret gjatë fundjavës në një kohë kur ekspertët konfirmuan se nuk parashikoheshin reshje shiu, por erërat e forta mund të rrisnin intensitetin e tyre.
Përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve ishin të komplikuara pasi terreni i prekur është edhe i mbushur me municione nga Lufta e Dytë Botërore. Situata sipas zyrtarëve ishte dramatike ndërkohë që ka pasur edhe disa shpërthime të vogla të municioneve të varrosura nën tokë.
Një valë thatësire dhe të nxehti ka bërë që zonat rurale evropiane, në veçanti të ekspozohen ndaj zjarreve, që shkaktuan shkatërrim në Greqi dhe Suedi më herët këtë verë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














