Kosova
Zjarre në malet përreth Prishtinës, Komuna apelon për kujdes
Ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca po punojnë në terren, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr
Malet përreth Prishtinës janë përfshirë nga zjarret, ndërsa ekipet emergjente po vazhdojnë punën në terren për menaxhimin e situatës.
Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, të transmetuar nga mediat vendore, ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë duke punuar pa ndërprerje në zonat e prekura, përcjell albinfo.ch.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, duke kërkuar që të mos ndizen zjarre në natyrë, të mos digjen barishte apo mbeturina dhe të mos hidhen cigare të ndezura.
Në rast se vërejnë tym ose zjarr, qytetarëve u kërkohet të largohen nga zona e rrezikut dhe të njoftojnë menjëherë zjarrfikësit në numrin 193.
“Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha”, thuhet në apelin e Komunës, e cila kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për mbrojtjen e njerëzve, pronës dhe natyrës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












