Lajme
Zharku arratiset, policia i vihet pas
Zëvendëskomandanti rajonal i policisë në Kaçanik, Basri Shabani ka thënë RTK-së se pas marrjes së urdhërarrestit, policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun
Gjykata Komunale e Kaçanikut ka lëshuar një fletarrest kundër ish-prefekti komunal, Xhabir Zharku. Policia po i heton të gjitha vendet ku ai mund të jetë strehuar
Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është arratisur prej shtëpisë së tij, në kohën kur ai është dashur të paraqitet në gjykatë për të vuajtur më pas dënimin me burg prej 3 vitesh. Kundër tij është lëshuar një fletarrest nga Gjykata Komunale e Kaçanikut, ndërsa policia po i heton të gjitha vendet e mundshme ku ai mund të jetë strehuar.
Zëvendëskomandanti rajonal i policisë në Kaçanik, Basri Shabani ka thënë RTK-së se pas marrjes së urdhërarrestit, policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun.
Në maj të këtij viti Gjykata Supreme e kishte bërë të plotfuqishëm aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Zharku është i dënuar me tri vite burg nën akuzën për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
Zharku ka qenë komandant rajonal i UÇK-së, ndërsa në dy mandate pas luftës ka drejtuar Komunën e Kaçanikut. Ai është kryetari i dytë komunal që dënohet nga gjykata për vepra penale. Para tij është dënuar ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemjali për shkaktimin e një aksidenti me pasoja fatale.
Të dy këta kryetarë janë detyruar ta ndërprenë në gjysmë mandatin, ndërsa ka qenë edhe kryetari aktual i Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ka mbajtur tre muaj burg për kërcënimin e një prokurori. Ndryshe nga dy të parët, Lushtaku pas përfundimit të burgut, është kthyer sërish në krye të komunës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












