Bota
Zgjedhjet në SHBA, test për Trumpin
Pas një fushate përçarëse mbi racën, emigracionin dhe çështjet e tjera kulturore, amerikanët u janë drejtuar kutive të votimit për të përcaktuar pushtetin në kongresin e SHBA-së dhe për t’i dhënë formë të ardhmes e presidencës së Donald Trump.
Me gjithë shqetësimet lidhur me ndërhyrjen e huaj, sipas monitorëve federalë, zgjedhjet e së martës për në Kongres nuk janë shoqëruar nga ndonjë incident.
Edhe pse votimet ende nuk kanë përfunduar, nuk është raportuar për ndonjë sulm kibernetik ndaj sistemit elektoral amerikan nga Rusia, apo aktorë të tjerë të huaj. Sipas njoftimeve, në të 170 mijë qendrat e votimit që ka vendi, nuk ka pasur ndërhyrje, apo ndonjë shkelje të rëndësishme.
Në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët thanë se agjencitë e zbulimit nuk kishin vënë re ndonjë shenjë “fushate të koordinuar” për të prishur zgjedhjet e së martës.
Ndërkohë, ka pasur njoftime për radhë të gjata dhe mosfunksionim të makinave në disa qendra votimi në orët e para të mëngjesit, sidomos në shtetin e Xhorxhës.
Amerikanët votojnë për të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, që janë 435 ligjvënës në total, për 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe për 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













