Kosova
Zgjedhjet e 9 Shkurtit, Osmani: Shumë shpejt do të mbahet seanca konstituive
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën për seancën konstituive të Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shumë shpejt do të caktohet edhe data se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Osmani, gjatë një prononcimi për gazetarë më 28 mars, tha se Presidenca ka pranuar sot shkresën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi një ditë më parë u certifikuan rezultatet zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.
Ajo tha se do të respektojë afatin ligjor që brenda 30 ditësh të thirret seanca konstituive.
“Për momentin, ekipi im ligjor është duke e analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca edhe të jetë e suksesshme, pra të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund t’ju jap një datë, sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta keni edhe datën”, tha Osmani.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja është mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin. Propozimi për kryetarin e ri i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë nga një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit.
Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre. “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Vetëm pasi të ketë përfunduar seanca konstituive, presidentja mund të vazhdojë me obligimet e saj ligjore për të mandatuar partinë e parë për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, është në diskrecionin e saj që të mandatojë më pas parti të tjera për të formuar ekzekutivin, nëse partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e 61 deputetëve në Kuvend për Qeverinë e re.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











