Lajme
Zelanda e Re lehtëson masat, rihapje të kufijve
Shteti që ka menaxhuar më së miri pandeminë në botë pa dyshim se është Zelanda e Re, e cila së fundmi ka prezantuar planin për rihapje të kufijve, teksa ky shtet nis të relaksojë disa prej kufizimeve më të ashpra në botë për luftim të pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e vaksinuar që janë në Australi do të mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, derisa shtetasit e vendeve të tjera do të mund të hyjnë në Zelandë të Re nga 13 marsi, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern.
Ata do të duhen të vetizolohen për 10 ditë, mirëpo programi shtetëror i karantinës do të anulohet.
Shtetasit e Zelendës së Re që kanë mbetur nëpër vende të ndryshme të botës, e kanë mirëpritur këtë lajm.
Ky njoftim ka ardhur pas rritjes së kritikave për politikën kontroverse të Zelandës së Re për mbyllje të kufijve, me qëllim të luftim të pandemisë.
Kufijtë e këtij vendi kanë qenë të mbyllur për gati dy vjet.
Përgjatë asaj periudhe, ky shtet me pesë milionë banorë ka regjistruar 54 viktima dhe rreth 17,000 raste të infektimit – shifra shumë më të vogla sesa në pjesën tjetër të botës.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












