Skip to content

ALBAKULT mbush sallën për 28 Nëntor në Ostermundigen të Bernës

Festa e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë mblodhi bashkatdhetarë të shumtë dhe ambasadorët e Shqipërisë e të Kosovës në Zvicër.

Shoqëria Kulturo-Artistike ALBAKULT shënoi 28 Nëntorin me një program kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare në Ostermundigen të Bernës. Bashkatdhetarë të shumtë mbushën sallën për të kremtuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbrëmjen e hapi kryetarja e Forumit Rinor, Leonita Statovci, e cila përshëndeti të pranishmit. Më pas fjalën e morën kryetari i ALBAKULT-it, Bujar Muja, dhe kryetarja e Forumit të Gruas, Mirsime A. Muja, njëherësh mësuese në shkollën shqipe “Naim Frashëri” të LAPSH-it në Bümpliz të Bernës.

Programi u zhvillua nën drejtimin artistik të Ajet Cervadikut, me koreografi të Lami Istogut.

Në festë morën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, si dhe deputetja e Kantonit të Bernës, Shasime Osmani.