Lajme
Zbulohet plantacioni më i madh i kanabisit në histori
Policia Australiane ka kapur një sasi rekord hashashi në Quennsland. Në periferi të qytetit, hetuesit zbuluan një plantacion gjigand me rreth 11 mijë rrënjë bimë kanabisi.
Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 60 milionë dollarë. Kjo konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kultivimit të drogës që kapet në një aksion të vetëm.
11 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dy që dyshohet se janë pronarët real të plantacionit. Droga kultivohej në një mënyrë të panjohur më parë nga policia australiane. Në disa sera të madhe ishte vendosur sistem ujitje, por edhe sisteme ajrimi moderne që mundësonin rritjen e bimës brenda një kohe më të shkurtër.
Policia ka sekuestruar dhe mijëra bimë të thata gati për shitje, si dhe një sasi kokaine.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














