Integrimi
Zbulohet falsifikim dokumentesh në Ambasadën Gjermane në Prishtinë
Dokumentet e falsifikuara janë certifikata të Institutit "Goethe" të Shkallës A1, që vërtetojnë njohjen e bazave elementare të gjermanishtes nga pronari
Në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë është zbuluar një rast falsifikimi me dokumente të përgatitura në nivel shumë të lartë profesional, njofton Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Këshilltari i Policisë Federale përgjegjës për kontrollimin e kërkesave për viza ka hasur në shumë certifikata të falsifikuara për njohjen e gjermanishtes, të Institutit Göethe.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar Ministrinë e Brendshme lidhur me falsifikimet e zbuluara. Janë informuar edhe përfaqësitë diplomatike të Gjermanisë në regjion dhe janë lutur të sensibilizojnë punëtorët e qendrave përkatëse për ndarjen e vizave.
Dokumentet e falsifikuara janë certifikata për njohjen e gjuhës gjermane të Shkallës A1, të cilat vërtetojnë njohjen e bazave elementare të gjermanishtes nga pronari.
Këto certifikata kanë rëndësi të madhe për të huajt që shkojnë në Gjermani për bashkim familjar, gjegjësisht për martesë.
Dokumentet e zbuluara janë të një cilësie shumë të lartë, thonë në Ambasadën e Gjermanisë. Supozohet se është një numër më i madh i certifikatave të tilla që janë prodhuar vdhe ndodhen në qarkullim, shkruan focus.de. Po ashtu është e mundur që këto falsifikime janë dërguar si dëshmi edhe në ambasada tjera gjermane dhe austriake. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë po ashtu paralajmëron se dokumente të tilla mund të jenë dorëzuar në zyrat gjermane për të huaj, për kërkimin e statusit të qëndrimit në Gjermani.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














