Maqedonia
Zaev: Marrëveshja ishte e vështirë, por më e madhe dëshira për të qenë pjesë e BE-së
“Unë dua këtu të bëj dallimin gjeografik: në jemi pjesa veriore e Maqedonisë. Greqia ka pjesën jugore dhe Shqipëria një pjesë tjetër. Kjo është fakt. Unë e kuptoj se sa e vështirë është zgjidhja. Është e vështirë për mua, për kombin tim...por më e madhe është dëshira për të qenë pjesë e Europës dhe detyrat që kemi për t'i përmbushur për gjeneratat e ardhshme”, vijoi ai.
Kryeministri Republikës së Maqedonisë (Veriore), Zoran Zaev, ka dhënë një intervistë për median europiane “Euractiv”, ku ka folur kryesisht për arritjen e marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO dhe BE, shkruan albinfo.ch.
I quajtur si „Macroni i Ballkanit“, Zaevi theksoi se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës ishte lehtë e arritshme, pasi kryeministri Aleksis Cipras ishte i majtë, por në anën tjetër, marrëveshja me Bullgarinë u arrit edhe pse kryeministri i atjeshëm është konservativ.
“Baza që na bashkon të gjithëve është familja e madhe europiane”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Pasi përmendi hezitimin e kryeministrit francez, Emanuel Macron, për t’i dhënë dritë jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë (Veriore) dhe Shqipërinë, që lidhet kryesisht me opozitën e fuqishme populiste të Le Pen, Zaev tregon për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës.
“Unë dua këtu të bëj dallimin gjeografik: në jemi pjesa veriore e Maqedonisë. Greqia ka pjesën jugore dhe Shqipëria një pjesë tjetër. Kjo është fakt. Unë e kuptoj se sa e vështirë është zgjidhja. Është e vështirë për mua, për kombin tim…por më e madhe është dëshira për të qenë pjesë e Europës dhe detyrat që kemi për t’i përmbushur për gjeneratat e ardhshme”, vijoi ai.
Në fund Zoran Zaev theksoi se opozita e djathtë në Athinë dhe Shkup organizojnë protesta me stil të ngjashëm, por ata janë kundërthënës.
“VMRO-DPMNE kërkon anëtarësim të vendit në NATO dhe BE, ndërsa opozita greke fqinjësi të mirë me shtetet e rajonit. Kjo nuk do të arrihet pa një marrëveshje mes palëve”, tha në fund ai.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












