Maqedonia
Zaev: Edhe ligji për gjuhët zgjidhet me referendum
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen me Greqinë për emrin, e cila u miratua edhe në Kuvend.
Sipas Kushtetutës, nëse Ivanov vazhdon të mos ndryshojë qëndrim, atëherë ligji do të rikthehet përsëri në Kuvend për votim. Por kryeministri Zoran Zaev tha se asgjë nuk varet as nga Ivanovi e as nga politikanët e tjerë, por se për Marrëveshjen fjalën e fundit e kanë qytetarët.
Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Zaev shprehu optimizëm se referendumi do të jetë i suksesshëm. “Qytetarët do të shprehen në referendum për marrëveshjen historike, me të cilën shteti ecën përpara. Jam optimist dhe besoj se referendumi do të ketë sukses, ndërsa kjo do të thotë sukses për secilin qytetar të Maqedonisë. Fjalën e qytetarëve do të duhet ta respektojnë të gjithë, edhe Presidenti Ivanov edhe opozita, edhe ne si Qeveri”, ka thënë Zaev, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












