Lajme
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër
Pas themelimit të saj në fillim të muajit qershor, Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër ka mbajtur takimin e radhës në Winterthur, ku është zgjedhur kryesia e parë drejtuese e organizatës.
Në krye të Lidhjes është zgjedhur presidente Yllka Zuzaku-Mustafa, infermiere e diplomuar, COO dhe bashkëthemeluese e Spitex Diversity, e njohur për angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë dhe në jetën shoqërore e kulturore të diasporës shqiptare në Zvicër.
Pjesë e kryesisë së re janë gjithashtu:
Antigona Kica, nënkryetare dhe udhëheqëse e Strategjisë dhe Bashkëpunimeve;
Vlora Zeka, udhëheqëse e Njësisë Profesionale për Kujdes dhe Cilësi;
Fidan Hoti, udhëheqës i Financave;
Xheneta Zuzaku, udhëheqëse e Arsimit dhe Zhvillimit Profesional.
Sipas drejtuesve të organizatës, zgjedhja e strukturave drejtuese shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e Lidhjes, e cila synon të krijojë një rrjet të fuqishëm profesional të infermierëve dhe profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër.
Lidhja është themeluar me qëllim të bashkimit, fuqizimit dhe promovimit të profesionistëve shqiptarë të infermierisë, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave, edukimin e vazhdueshëm profesional, mbështetjen e ndërsjellë dhe bashkëpunimin në shërbim të komunitetit.
Kryesia e sapozgjedhur ka bërë të ditur se më 13 shtator do të organizohet një ngjarje e madhe kushtuar bashkimit dhe rrjetëzimit të infermierëve dhe profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë që punojnë në spitale, shtëpi të pleqve, organizata Spitex dhe institucione të tjera shëndetësore në mbarë Zvicrën. Organizatorët njoftojnë se data është konfirmuar, ndërsa vendi i mbajtjes së aktivitetit dhe detajet e programit do të bëhen publike në ditët në vijim. Aktiviteti synon të krijojë ura bashkëpunimi, shkëmbim përvojash profesionale dhe forcim të rrjetit të profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër.
Motoja e organizatës, “Një rrjet, një profesion, një vizion”, pasqyron frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit që synon të kultivojë Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër.
Për informata shtesë mund tüe kontaktoni në këtë email: [email protected]
Po ashtu lexoni:
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










