E-Diaspora
Ylli Sallahi, nga Bajerni në Karsruhe SC
Ai deri më tash ka qenë në radhët e Bayernit por ka luajtur në njërin nga ekipet dytësore të klubit të madh, gjegjësisht në garat regjionale
Ylli Sallahi, një yll i ri i futbollit me prejardhje nga Kosova do të luajë për Karlruhe SC, që bën gara në bundesligën e dytë gjermane. Futbollisti defanziv 20 vjeçar deri më tash ka qenë në radhët e Bayernit por ka luajtur në njërin nga ekipet dytësore të klubit të madh, gjegjësisht në garat regjionale.
Me Karlsruhe SC Sallahi ka nënshkruar njüe kontrate që vlen deri në vitin 2018.
Sallahi ndërkaq është pjesë e kombëtares së Austrisë (U21), vend ky në të cilin është rritur dhe ku i jeton familja.
“Jemi të lumtur që Ylli ka vendosur për ne”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Jens Todt. “Ai është një lojtar teknikisht i fortë dhe variabël, i cili mund të luajë në shumë pozicione në mesin e fushës por mund të angazhohet edhe si mbrojtës i majtë . Veç kësaj, Sallahi është po ashtu edhe një shënues i rrezikshëm nga pozitat standarde.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










