Integrimi
Ylfete Fanaj u zgjodh nënkryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit
Me zgjedhjen e saj nënkryetare e Parlamentit, Ylefete Fanaj ka realizuar arritjen deri tani më të madhe të ndonjë shqiptari në politikën e Zvicrës
“Sapo u zgjodha nënkryetare e Parlamentit Kantonal. Gëzohem shumë!”. Me këto fjalë i është drejtuar sot opinionit politikania me rrënjë shqiptare e Partisë Socialdemokrate, Ylfete Fanaj nga Kantini i Lucernit, në një postim të bërë në facebook.
Albinfo.ch ka njoftuar kohë më parë për zgjedhjen e pritshme të saj në këtë post, pas propozimit nga partia e saj, grupin parlamentar të të cilës e kryeson prej më shumë se një viti në Parlamentin e Kantonit.
Fanaj është zgjedhur në këtë post me 91 vota nga 120 deputetë sa i ka parlamenti i Kantonit. Kryetar është zgjedhur deputeti nga CVP-ja, Josef Wyss, për të cilin kanë votuar 90 deputetë.
Sipas radhës, ajo në vitin 2020 pritet të zgjidhet kryetare e këtij parlamenti, dhe me këtë, të bëhet politikania numër një e Kantonit të Lucernit.
Me zgjedhjen e saj nënkryetare e Parlamentit, Ylefete Fanaj ka realizuar arritjen deri tani më të madhe të ndonjë shqiptari në politikën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Edhe si kryetare e Grupit Parlamentar dhe si deputete kantonale e zgjedhur disa herë, politikanja e njohur e lindur në rrethinën e Prizrenit ishte prej kohësh një emër me peshë në poilitkën e kantonit të saj dhe më gjerë.
Ylfete Fanaj është kandiduar po ashtu edhe për zgjedhjet paralmentare në nivel nacional, të cilat mbahen në tetpr të këtij viti, shkruan albinfo.ch. Nisur nga emri që gëzon dhe nga postet të cilat i ka ushtruar deri më tash, asaj i parashikohen shanse të mira për u zgjedhur në mesin e ligjvënësve të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?