Integrimi
As Ylfete Fanaj nuk bëhet dot deputete në Parlamentin e Zvicrës
Ylfete Fanaj, e konsideruar si kandidatja më serioze nga komuniteti shqiptar për të zënë një vend në Parlamentin e Zvicrës, nuk arriti të zgjidhej. Megjithëse ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm të votave, mbi 17 mijë sosh, ato nuk i mjaftuan për në Bernë.
Me këtë rast Fanaj u është drejtuar me një postim në Facebook votuesve dhe miqve të saj, duke i falënderuar për mbështetjen.
Në vijim, postimi i Ylfete Fanajt:
“Ju falemnderit për 17.067 votat! Nuk mjaftuan. Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen Tuaj!
Në luftën zgjedhore kam marrë shumë vlerësim për punën time politike. Kjo më motivon që të vazhdoj tutje të ndjek rrugën time të trasuar në nivelin kantonal. Unë dua të angazhohem edhe tutje që për të gjithë të ketë një jetë të mirë”, thuhet nëpostimin e saj.
E-Diaspora
-
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj Prej gati 30 vitesh në Islandë, dy vëllezërit nga Kosova kanë ndërtuar... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4











