Kuriozitete
Yahoo largohet nga Kina
Yahoo është gjiganti i dytë teknologjik i SHBA që në pak javë largohet nga Kina
Kompania Yahoo i jep fund, në mënyrë simbolike, shërbimeve të saj në ekonominë e dytë botërore. Arsyeja? Një “mjedis tregtar dhe ligjor gjithnjë e më sfidues”.
Yahoo mbylli aksesin në shërbimet e tij në Kinë, duke u bërë kompania e fundit teknologjike amerikane që largohet nga vendi. Arsyet janë “mjedisi tregtar dhe ligjor gjithnjë e më i vështirë” – tha një zëdhënës i Yahoo në një deklaratë.
“Yahoo mbetet e angazhuar për të drejtat e përdoruesve tanë dhe për një internet të lirë dhe të hapur. Falënderojmë përdoruesit tanë për mbështetjen e tyre”.
Aksesi në shumë funksione të Yahoo në Kinë ishte zhdukur që nga viti 2013, në mesin e të cilave email-i dhe lajmet. Në 2015, Yahoo mbylli zyrën e saj në Pekin dhe rreth 300 vende pune, raporton Cnn.
Yahoo i bashkohet rrjetit social LinkedIn të Microsoft (MSFT), i cili njoftoi muajin e kaluar se do të largohej nga Kina për shkak të “një mjedisi pune më sfidues dhe kërkesave më të mëdha për respektimin e normave në Kinë”.
Sipërmarrjet private e kanë të vështirë të ushtrojnë aktivitetin në Kinë për shkak të sfidave të shumta, por presidenti kinez, Xi Jinping ka orkestruar një goditje gjithëpërfshirëse rregullatore në industrinë e teknologjisë, arsimit, lojërave dhe në industrinë e argëtimit në muajt e fundit, e cila ka shkatërruar një sasi të madhe të vlerës së tregut nga kompanitë më të mëdha të Kinës.
Plani i fundit pesëvjeçar i vendit përfshin premtimin për të forcuar normat që do të shtrëngonin sjelljen monopoliste dhe për të rregulluar inovacionin teknologjik. Autoritetet u bënë gjithashtu thirrje “forcave të rendit” për të vepruar në fushat e “interesave jetike të njerëzve”, duke përfshirë shërbimet financiare dhe arsimin.
Yahoo, njëherë e një kohë, ishte ndër kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, por ndikimi i tij ra ndjeshëm në dhjetë vitet e fundit. Drejtues të ndryshëm u përpoqën që ta transformonin kompaninë, por në fund nuk ia dolën të rifitonin pjesë në tregjet e kërkimit dhe reklamave ku Yahoo dominonte. Ajo u ble së fundi Apollo Global Management, Verizon, si pjesë e një marrëveshje 5 miliardë dollarë.
Yahoo ishte një herë investitori i parë i gjigantit të e-commerce Alibaba. Vite më vonë, Yahoo u ktheu 3 miliardë dollarë aksionerëve pasi shiti rreth gjysmën e aksioneve të saj tek Alibaba për 7.1 miliardë dollarë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













