Futboll
Xherdan Shaqiri, në bankën rezervë kundër Barcelonës
Finale para finales, është konsideruar ndeshja e sotme e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Liverpoolit, transmeton albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk do të nisë takimin nga fillimi, por do të jetë në bankën rezervë, me shpresën se mund të marrë disa minuta në fund të takimit, ashtu siç bëri në fund javë në Ligen Premier, ku luajti në 20 minutat e fundit.
Në fundjavë Shaqiri u inkuadrua në minutën e 72 dhe ishte paraqitja e parë në fushë pas më shumë se një muaji. Tashmë janë bërë të ditura formacionet zyrtare të ndeshjes së parë dhe për Liverpoolin e Shaqirit janë këta lojtarë që do të nisin takimin nga fillimi:
Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Wijnaldum, Keita, Mane, Salah.
Ndërsa në bakën rezervë janë: Mignolet, Lovren, Firmino, Henderson, Shaqiri, Origi, Alexander-Arnold.
Ndërsa për Barcelonën starton kjo 11-she: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Vidal, Busquets, Rakitic, Coutinho, Suarez, Messi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













