Kosova
Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Kosovë - Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme u shpall fajtor për përdorimin e mjetit të rrezikshëm gjatë protestës politike kundër demarkacionit me Malin e Zi
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018, transmeton albinfo.ch.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila e ka shpallur Sveçlën fajtor për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Dënimi është me kusht, që do të thotë se Sveçla nuk do ta vuajë dënimin me burg, nëse gjatë periudhës së përcaktuar nga gjykata nuk kryen një tjetër vepër penale.
Sveçla nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shqiptimit të dënimit. Gjatë procesit gjyqësor, ai ishte deklaruar i pafajshëm dhe kishte argumentuar se hedhja e gazit lotsjellës ishte pjesë e një aktiviteti politik, përmes të cilit, si deputet opozitar në atë kohë, kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Në të njëjtin rast janë të akuzuar edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Drita Millaku. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”













