E-Diaspora
Xhaka “vesh” Prishtinën me fanellat e kuqe numër 10
800 fanella dhe qindra topa futbolli janë shpërndarë gjatë spektaklit interesant që u zhvillua pasditen e të premtes në Prishtinë
Qindra fëmijë, të rinj e kureshtarë të tjerë po shtyheshin nën tendën e vendosur në amfiteatrin pranë hotelit Grand, në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Të gjithë kishin një qëllim: të merrnin një fanellë të kuqe, e cila në shpinë kishte të shkruar emrin G. Xhaka dhe numrin 10. Fanellat, me stoicizëm po i dhuronte vetë Granit Xhaka. Për më shumë se tri orë, futbollisti shqiptar të cilin e karakterizon modestia dhe çiltërsia në raport me fansat, po jepte e merrte me turmën, pa e humbur durimin.
albinfo.ch ka qenë aty dhe ka mbuluar ngjarjen.
Moderatorit dhe përfaqësuesve të sigurimit disa herë u është dashur të kërkonin mbajtjen e rendit dhe të displinës, por tifozët e Xhakës ishin të vendosur të merrnin fanellën me numrin 10 të idhullit të tyre dhe të përshëndeteshin nga ai, pothuaj me çdo kusht.
Skenari e parashihte që Graniti herë të shkonte në tendë për të dhuruar fanella ose topa futbolli, e herë te portat e improvizuara për të asistuar gjatë gjuajtjeve me top të fëmijëve.
E gjithë kjo ishte pjesë e aksionit që kompania Air Prishtina me seli në Cyrih e ka iniciuar në partneritet me futbollistin shqiptar të përfaqësueses zvicerane. Pika kulmore e aksionit është ndarja e 11 çmimeve, biletë dhe qëndrim në Brazil, për të ndjekur Kampionatin Botëror të Futbollit. Atje ku Granit Xhaka tashmë e ka siguruar “biletën” e pjesëmarrjes në ekipin e Zvicrës. Çmimet i sponsoron air Prishtina
Krahas atyre qindra tifozëve të Granit Xhakës, në sheshin Zahir Pajaziti futbollistin e kanë nderuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe ambasadrorja e Zvicrës në Kosovë, Chrystina Marty. Kjo e fundit kishte ardhur me djalin e saj, Maksin, një adhurues ky ndër më të rinjtë të Xhakës.
800 fanella dhe qindra topa futbolli janë shpërndarë gjatë spektaklit interesant që u zhvillua pasditen e të premtes në Prishtinë. Ky aksion, bashkë me atë të zhvilluar në Drenas dhe në Podujevë, ku Xhaka u dhuroi rekuizita sportive futbollistëve të atjeshëm ishte edhe një tregues i lidhjes së fuqishme që ylli i kombëtares zvicerane ka me Kosovën. Këtë lidhje ai e pohoi edhe kur u pyet nga gazetarët se përse pushimet po i kalonte në Kosovë kur këtë mund ta bënte fare mirë në ndonjë bregdet kudo në botë. “Sepse unë jam shqiptar dhe këtu, në Prishtinë e kam gjithë familjen”, tha shkurt Xhaka. Duke qenë kështu, ai e ka ndjerë si obligim që para shkuarjes në Brazilin 2014 të përshendetej me fansat e vet të shumtë në Kosovë. Dhe, një përshëndetje më e mirë se kjo vështirë se mund të mendohet.
E-Diaspora
-
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër Dy kandidatët shqiptarë fitojnë mandatet në zgjedhjet lokale të 7 majit 2026 nën siglën e Partisë... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













