E-Diaspora
Xhaka ndihmon futbollin kosovar
Granit Xhaka ka sjell në Kosovë një kontingjent me veshje sportive që ia ka dhuruar klubit të futbollit nga Drenasi, Ferronikeli
Në prag të botërorit “Brazili 2014”, ylli i futbollit zviceran dhe mesfushori i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka, ka ardhur në Kosovë për të marrë motiv shtesë për kamponit botëror të futbollit. Ai ka sjell me vete një kontingjent të vogël me veshje sportive që ia ka dhuruar klubit të futbollit nga Drenasi, Ferronikeli.
Xhaka së bashkë me familjarët e tij, është pritur me nderime nga qindra qytetarë të Drenasit, përfshirë këtu edhe kryetarin e komunës, Nexhat Demaku si dhe ish-deputetë nga kjo komunë.
Në prani edhe të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, Xhaka u dhuroi lojtarëve, trajnerëve e udhëheqësve të Ferronikelit pajise sportive.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka falënderuar Xhakën për ndihmën që i bëri Ferronikelit, ndërsa ka theksuar se për Drenasin është privilegj që pret atë. Ndërsa ish-deputeti, Ramiz Lladroci tha se Xhaka është një shqiptarë i vërtetë i cili do ta përfaqësoj me dinjitet edhe Zvicrën në botërorin e Brazilit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, për të gjithë këta njerëz këtu. Jam duke u përgatitur midis Kosovës për kampionatin botëror. Çdo verë e dimër jam në Kosovë”, ka thënë Xhaka, i cili do të qëndrojë edhe Podujevë, ku po ashtu do ta dërgojë një pako veshjes sportive për futbollistët e Llapit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










