Futboll
Xhaka, lojtari që shkakton më së shumti penallti te Arsenali
Mesfushori Granit Xhaka është i njohur për saktësi në pasime dhe për lojë të mirë. Por Xhaka këtë vit ka pasur një karakteristik tjetër që nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve të klubit londinez, transmeton albinfo.ch.
Xhaka është bërë lojtari që ka shkaktuar më shumë penallti për Arsenalin.
Mesfushori që i kushtoi klubit 40 milionë euro, ka shkaktuar katër penallti që nga viti kur u transferua në Angli dhe është bërë lojtari që ka thyer rekord të padëshiruar tek Arsenali.
Xhaka shpesh është kritikuar nga tifozët për disa ndërhyrje të pamenduara në mesfushë.
Ai ishte fajtori kryesor që në ndeshjen e fundit Arsenali barazoi në shtëpi ndaj Brigtonit pasi shkaktoi penallti.
Megjithatë mesfushori i Kombëtares së Zvicrës në Premier Leaguen e Anglisë këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në 29 paraqitje.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit













