Futboll

Xhaka komenton ndërhyrjen ndaj Demhasajt

Taulant Xhaka bëri një ndërhyrje ndaj Shkëlqim Demhasaj si lojtari i fundit, duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë

Luzerni dhe Baseli luajtën 1:1 të dielën, ku në fushë u paraqitën disa futbollistë shqiptarë.

Ajo që po vazhdon të komentohet është ndërhyja e Taulant Xhakës ndaj Shkëlqim Demhasaj, i cili ditë më parë ka debutuar edhe për Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Xhaka ndërhyri si lojtari i fundit ndaj sulmuesit shqiptar, duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë, duke sjellë shumë protesta të vendasve, por kjo nuk i interesohet aspak mesfushorit kuqezi.

“Demhasaj ndaloi dhe filloi të më tërhiqte, unë pastaj bëra një ndërhyrje të gabuar. Unë as që dua t’ia di për reagimet e tifozëve të Luzernit”, është shprehur Xhaka.

Atë e ka mbrojtur edhe portieri i Baselit. “Kemi pasur fat në anën tonë në këtë skenë. Unë nuk e di nëse Taulant ishte lojtari i fundit. Sigurisht që dikush, një gjyqtar tjetër do të kishte dhënë të kuqe. Demhasaj do të kishte patur probleme pas një sprinti prej 50 metrash. Do të ishte interesante të shihja se çfarë do të ndodhte. Ndoshta Xhaka do ta kishte marrë përsipër për ta ndaluar”, ka deklaruar Omlin.

Rasti nga min 13