Futboll
Xhaka e Leverkuseni, në çerekfinale pas fitores mbresëlënëse
Mbrëmë Bayer Leverkuseni kanë fituar ndeshje në një të tetën e finales së Ligës së Evropës.
Leverkuseni mposhti Qarabagun 3:2 dhe ka avancuar në çerekfinale të garës, përcjell albinfo.ch.
Dramatike ishte ndeshja e parë mes Qarabagut dhe Leverkusenit që përfundoi 2:2 javën e kaluar.
Njësoj ishte edhe ndeshja kthyese e zhvilluar të enjten mbrëma në “BayArena” të Leverkusenit. Abdellah Zoubir në minutën e 58-të shënoi për 1:0. Me të kuq u përjashtua Elvin Cafarquliyev në minutën e 62-të. Por pesë minuta më vonë, Juninho e dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Jeremie Frimpong në minutën e 72-të e nisi rikthimin e rezultatit me golin që e shënoi. Golat e fitores i shënoi Patrik Schik që u inkuadrua në minutën e 59-të. Ai realizoi në minutën e tretë dhe të shtatë të kohës shtesë.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni, që vazhdon serinë e 37 ndeshjeve rresht pa humbje, në të gjitha garat.
Leverkuseni po lufton edhe për titull kampioni në Gjermani. Redon Xhixha ishte në bankën rezervë te Qarabagu.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?