Sport
Xhaka: “E kam ëndërr premierligën dhe nuk bëj gjithçka për para”
Sikur të nënshkruaja për Sunderland-in, njerëzit do të thoshin se këtë e kam bërë vetëm për para. Ndërkaq unë nuk rrjedh nga ndonjë familje e etshme për para, por nga një familje me karakter të fortë»
Granit Xhaka i Borussia Mönchengladbach-ut të bundesligës gjermane vazhdon ta ketë ëndërr kalimin në premierligë angleze dhe të mos e fshehë këtë.
Së fundi, në një intervistë dhënë medieve sportive gjermane FunkeSport dhe DerWesten.de/Sport ai e ka theksuar edhe njeherë këtë synim të tij. «Anglia është ëndrra ime. Se a do të më rralizohet, e di vetëm zoti», ka thënë Xhaka i ri në këtë intervistë.
Dhe, ka tërhequr vërejtjen ai, për të nuk luan shme rol paraja, por më me rëndësi është sfida sportive. E këtë sfidë ai e sheh të realizuar vetëm në premierligën angleze. «Une, nëse e dërroj klubin, dua ta bëj një hap sportiv më tutje. Sikur të nënshkruaja për Sunderland-in, njerëzit do të thoshin se këtë e kam bërë vetëm për para. Ndërkaq unë nuk rrjedh nga ndonjë familje e etshme për para, por nga një familje me karakter të fortë», thotë Xhaka vëllai i të cilit, Taulanti, luan për FC Basel-in.
Sa për sfidën e ndeshjes ku ai dhe Taulanti do të mbrojnë ngjyrat e dy ekipeve kundërshtare, Zvicrës dhe Shqipërisë, Graniti thotë: «Ai që për një situatë të ngjashme do të thoshte se nuk është ndeshje speciale, thjesht, do të gënjente. Për 90 minuta ne si profesionistë do ta heqim nga mendja se jemi vëllezër. Le të fitojë më i miri. Ndërsa babai dhe nëna do të kenë vetem një shans: Njëra dorë duartroket për Zvicrën, tjetra për Shqipërinë», thotë Granit Xhaka
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











