Botërori 2026
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishin për shqiptarët
“Ishte një përshëndetje për komunitetin shqiptar”
Futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguez, kanë tërhequr vëmendjen gjatë qëndrimit të Kombëtares zvicerane në SHBA para fillimit të Kupës së Botës 2026.
Pas ndeshjes miqësore ndaj Australisë, futbollistët zviceranë shikuan një ndeshje bejsbolli të ekipit San Diego Padres.
Gjatë transmetimit në ekranin gjigant të stadiumit, Xhaka dhe Rodriguez u panë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që lidhet me flamurin shqiptar dhe që kishte shkaktuar debat të madh gjatë Botërorit 2018, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Reagimi i Federatës Zvicerane
Pas publikimit të pamjeve, Federata Zvicerane e Futbollit doli me një sqarim duke theksuar se gjesti nuk kishte lidhje me ndonjë ngjarje sportive apo politike.
Sipas federatës, gjatë ndeshjes ndaj Australisë kishte shumë tifozë me prejardhje shqiptare që mbështetën me entuziazëm Kombëtaren e Zvicrës dhe veçanërisht Granit Xhakën. Federata tha se kapiteni zviceran e shfrytëzoi rastin për të përshëndetur edhe një herë komunitetin shqiptar. “Ky ishte një përshëndetje për komunitetin shqiptar dhe nuk ishte pjesë e ngjarjeve sportive në fushë”, thuhet në qëndrimin e federatës.
Një simbol që vazhdon të tërheqë vëmendje
Shqiponja me duar mbetet një nga simbolet më të njohura të futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Gjestit iu kushtua vëmendje e madhe në Botërorin e vitit 2018, kur Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat kundër Serbisë me të njëjtin simbol, duke shkaktuar debat të gjerë në botën e futbollit.
Këtë herë, megjithatë, Federata Zvicerane ka bërë të qartë se bëhej fjalë vetëm për një përshëndetje ndaj komunitetit shqiptar që mbështet ekipin kombëtar të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit











