Autotech
Wolswagen me model të ri
VW planifikon të nxjerrë “gati 70 modele elektrike të reja” deri në vitin 2028
Gjiganti gjerman Volkswagen ka filluar zyrtarisht prodhimin serik të automjetit të tij elektrik ID.3, si pjesë e përpjekjeve për t’u bërë lider botëror në lëvizjen elektrike.
Në ceremoninë e fillimit të prodhimit të fabrikës në qytetin gjerman Zwickau, morën pjesë, ndër të tjera, drejtori i Përgjithshëm i VW, Herbert Dies, si dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Në një fjalim, fragmentet e të cilave u botuan në internet, Dies tha se modeli ID.3 do të sigurojë “një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ‘e-mobilitetit’”.
“Kjo do ta bëjë lëvizjen individuale të gjelbër të arritshme për miliona njerëz dhe është një pikë kthese për kompaninë tonë në rrugën drejt neutralitetit të klimës deri në vitin 2050”, shtoi Dies raporton Insajderi.
Model ID.3 pritet të nisë “pothuajse njëkohësisht” në tregjet evropiane verën e ardhshme, me versionin bazë që kushton më pak se 30,000 euro në Gjermani. VW planifikon të nxjerrë “gati 70 modele elektrike të reja” deri në vitin 2028, dhe do të shpenzojë mbi 30 miliardë euro për të elektrizuar portofolin e automjeteve të saj deri në vitin 2023 percjell Albinfo.ch.
Kompania njoftoi javën e kaluar se të ardhurat nga shitjet e saj nga janari deri në shtator arritën 186.6 miliardë euro, me 6.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












