Futboll
Werderi kërkon së paku 20 milionë euro për Rashicën
Milot Rashica ishte njëri prej emrave më të përfolur në futbollin gjerman në sezonin e fundit. Por, deri tash nuk ka arritur ende ndonjë ofertë zyrtare bindëse për yllin kosovar. Werder Bremeni tashmë e ka vendosur çmimin për 24 vjeçarin
Afati kalimtar i verës po shkon drejt fundit, por Milot Rashica vazhdon të mbetet në Werder Bremen, shkruan Gazeta Express.
Ylli kosovar ishte njëri prej emrave më të përfolur në futbollin gjerman gjatë sezonit të fundit.
Por, deri tash nuk ka arritur ndonjë ofertë zyrtare bindëse për 24-vjeçarin.
Flitet se interesim serioz për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur Aston Villa në Angli, pastaj Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani.
Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, por ai shpreson të largohet prej aty para 5 tetorit, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar.
Werderi është i vendosur në kërkesën e tij: i do së paku 20 milionë euro për kartonin e Rashicës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














