Autotech
VW e Google bashkohen për të ardhmen në trafik
Volkswageni dhe Google janë gjigantë në industritë e tyre, por me funksionimin së bashku ata po krijojnë kompjuterët kuant të jashtëzakonshëm, me të cilët do të mundësojnë inteligjencën artificiale dhe teknologjinë më të avancuar për vetura.
Kompjuteri i tillë funksionon me më shumë përllogaritje sesa gjuha aktuale e kompjuterëve që njihet si bit, përmes “njëshave” dhe “zerove”. Funksionimi me më shumë përllogaritje mundëson punë shumë më të shpejtë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Një nga mënyrat në të cilën Google dhe Volkswagen po eksperimentojnë është në rregullimin e trafikut. Shumë bllokada shkaktohen si pasojë e menaxhimit të dobët të trafikut. Nëse menaxhohet përmes kompjuterëve të tillë, do të ketë përllogaritje më të mirë në trafik, sidomos në kohën e pikut, transmeton Albinfo.ch.
Veturat elektrike të së ardhmes nga Volkswageni do të përfitojnë nga kompjuterët e tillë dhe do të kenë strukturë më të përsosur të baterisë dhe do të kompletohen më shpejtë.
Dy gjigantët janë duke punuar edhe në Inteligjencën Artificiale, për t’i mundësuar veturave vetëvozitëse të jenë sa më të mençura që është e mundur.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?