Kosova
Vulin: Kompromisi me Kosovën i largët
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin është deklaruar në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për refuzimin e lejes për të hyrë në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se arritja e një kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës, është e vështirë dhe e largët.
Në lidhje me këto deklarata, Vulin ka foluar për RTS-në, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Vulinit, Kosova i do të gjitha dhe nuk kërkon të lëshoj asnjë gjë.
Për Vulinin kompromisi me Kosovën është i vështirë e i largët
“Prandaj Prishtina i fton Shtetet e Bashkuara, prandaj dëshiron të fitojë mbështetje më të madhe të sa më shumë shteteve të fuqishme, të cilat janë në anën e saj. Ata i duan të gjitha dhe nuk duan të japin asgjë”, ka thënë Vulin.
Ministri i mbrojtjes, ka thënë edhe se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po deklarohet për përfshirjen e forcave të reja sa i takon dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa shton se Haradinaj po e sheh këtë politikë si ‘politikë humbëse të Serbisë’.
Ai u pyet edhe për refuzimin e tij për të hyrë në Kosovë në festën e Vidovdanit.
Sipas tij autoritetet kosovare vetëm japin refuzime pa treguar arsye.
“Ajo që ne dimë është se ata frikësohen nga ajo që unë them apo që mund ta them. Është interesante për mua, jo pse shqiptarët frikësohen nga fjalët e mia, sepse për ata e di se çfarë do të thonë dhe çfarë janë, por është shumë interesante se ndërmjetësuesit tanë evropianë, të cilët duhet të dinë për ndalimin apo ndonjë gjë tjetër, gjithashtu kanë frikë nga fjalët e mia”, ka shtuar Vulin.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












