Kosova
Vuçiq-Stoltenbergut: Është punë e jona ku e vendosim ushtrinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Derisa Stoltenberg i ka thënë se vendosja e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon asgjë, Vuçiq i është përgjigjur se “ku e vendosim ushtrinë tonë, është punë e jona”, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarata presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kanë shkëmbyer pas takimit të përbashkët, në një konferencë për media. Vuçiq ka thënë se ushtria serbe nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj.
Tutje Stoltenbergu gjatë konferencës ka thënë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova është çelës i normalizimit të marrëdhënieve.
Ka deklaruar se NATO është e gatshme ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke shtuar se llogarit në të gjitha palët për t’i ulur tensionet.
“Mezi pres forcimin e bashkëpunimit, Vuçiq dhe unë diskutuam tensionet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë sigurinë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. NATO është e gatshme të ruajë paqen. Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë midis ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Unë llogaris në të gjitha palët për të ulur tensionet. Unë mbështes formimin e Asociacionit, ky do të ishte çelësi i normalizimit”, theksoi Stoltenberg.
Vuçiq i është ankuar shefit të NATO-s se që prej vitit 2001 vetëm serbët në Kosovë janë sulmuar, duke deklaruar se sulmet ndaj tyre janë shtuar sidomos pas ardhjes së Kurtit në pushtet.
“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysmë dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm për ne, me shpresën se do të kemi siguri në Kosovë.M. Serbët janë kërcënuar dhe sulmuar, shqiptarët asnjëherë nuk janë sulmuar. Për të qenë të saktë, vetëm serbët janë sulmuar që nga viti 2001 dhe sidomos kur Kurti ka qenë në pushtet”, tha Vuçiq.
Ai ka thënë se Serbia ka pikëpamje tjetër për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.
Ka shtuar se mezi presin bashkëpunimin me NATO-n.
“Meqenëse e di se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën dhe Zveçanin, më duhet të them se ne kemi një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz











