Të tjera
Vuçiq paralajmëron dorëheqjen: Largohet brenda disa muajsh pas protestave në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i tij brenda tre deri në katër muajve të ardhshëm.
Në një intervistë për televizionin “Prva”, Vuçiq tha se synon largimin nga presidenca, por ende nuk është vendosur nëse Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale apo në zgjedhje të njëkohshme presidenciale dhe parlamentare. Sipas tij, vendimi për këtë do të merret nga institucionet kompetente shtetërore.
Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh politike në vend, pas muajsh protestash të udhëhequra nga studentët. Protestat u nxitën nga tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një strukture. Lëvizja studentore ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ka paralajmëruar pjesëmarrje me listë të pavarur zgjedhore.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










