CH-Ballkani
Vucic për Guardian: Do pranojmë pavarësinë e Kosovës, nëse si shpërblim marrim diçka konkrete
Media e njohur britanike “The Guardian” ka realizuar një intervistë me presidentin serb, Aleksander Vucic në Beograd.
Vucic në njëzet vitet e fundit, nga ministër i Sllobodan Miloshevicit, është kthyer në personin e përshtatshëm të Perëndimit për të zgjedhur kontestet rajonale. Aleksandër Vucic do pranojë pavarësinë vetëm nëse Serbia merr diçka konkrete si shpërblim, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë secilin çështje kontestuese, jemi të gatshëm të marrim në konsideratë secilin propozim që nënkupton zgjidhje me kompromis,” tha Vucic, duke shtuar se Serbia për këtë duhet të marrë diçka si shpërblim.
Guardian citon edhe deklaratën e Thaçit të kryer para pak kohësh po për të njëjtën media: “Ne tani po punojmë për të hyrë në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili shpresoj se jo vetëm do të çonte në një zgjidhje historike për rajonin e trazuar të Ballkanit, por edhe do t’i siguronte Kosovës ulësen e kërkuar në Kombet e Bashkuara.”
Pasi përmendet pragmatizimi i Vucicit që mban raporte të mira me Lindjen dhe Perëndimin, gjithashtu vihet në dukje se ai është vetëm 48 vjeç dhe mund të qëndrojë gjatë në pushtet si kolegu i tij fqinj, Milo Gjukanovic, edhepse një gjë e tillë nuk pranohet nga ai.
“Unë nuk kam një lloj të tillë energjie,” tha Vucic në fund, në pyetjen nëse do ri kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2022.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











