Kosova
Vriten dy vëllezër në Malishevë
Viktima janë: Sh.M., kosovar/shqiptar, lindur më 1973, si dhe B,M, kosovar/shqiptar, lindur më 1984
Mbrëmë në orët e vota janë vrarë dy persona në fshatin Plloqicë të Malishevës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre, përcjell albinfo.ch.
Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.
Viktima janë: Sh.M., kosovar/shqiptar, lindur më 1973, si dhe B,M, kosovar/shqiptar, lindur më 1984.
“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












