Lajme
Vreshtarët presin 1 milion vizitorë në festën e tyre, “Fête des Vignerons”
Festën e madhe gjatë tri javëve të mbajtjes së saj pritet ta vizitojnë rreth një milionë veta
Festa e vreshtarëve ose në origjinal, “Fête des Vignerons” në Vevey (Vaud) është një aktivitet i veçantë, veç tjerash, për faktin se organizohet shumë rrallë, afërsisht një herë në 20 vjet ose një herë në një gjeneratë njerëzish dhe sërish ka njëfarë rregullsie, shkruan srf.ch.
Më 18 korrik ka filluar edicioni i sivjetmë i kësaj feste, që do të zgjasë tri javë.
Edicionet e fundit para këtij, kanë qenë në vitin 1999, 1977 dhe 1955.
Nga 18 korriku në Vevey mbretëron një atmosferë e një feste të madhe e të përditshme, transmeton albinfo.ch. Organizatorët kanë ngritur një arenë në sheshin qendror të qytetit, që ka vend për 20.000 persona.
Në këtë arenë prezantohen deri në 6000 aktorë dhe këngëtarë gjatë gjithë festës. Bëhet fjalë për programe që janë një kombinim në mes të teatrit dhe mjuziklit.
E premtja e sotme i është kushtuar Kantonit Valis. Nën moton “Valisi i vendos malet në mes të festës”, dita e Kantonit të Valisit pritet të jetë një kombinim në mes të traditës dhe modernes.
Festën e madhe gjatë tri javëve të mbajtjes së saj pritet ta vizitojnë rreth një milion veta.
Organizatorët e prezantojnë festën si një “himn dashurie të shpresës për tokën, vendin, atdheun, njerëzit dhe rrënjët e tyre”.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














