Lajme
Vrasja që tronditi Gjermaninë, zbardhen detaje të reja
Detaje të reja janë zbuluar nga mediat sot lidhur me vrasjen që tronditi Gjermaninë, ku babai shqiptar dyshohet se vrau dy fëmijët, plagosi gruan dhe në fund vrau veten.
Raportohet se Flamur R., 44 vjeç, qëlloi për vdekje dy djemtë e tij, 13 e 11 vjeç, dhe plagosi gruan, Advijen, 38 vjeç, e më pas vrau veten.
Bild.de raporton se në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate dhe se në gjaknxehtësi e sipër ai ka qëlluar mbi familjen.
Mësohet se në të kaluarën ai ka kërcënuar edhe të afërmit, të cilët e kanë denoncuar në polici.
Sipas zyrës së mirëqenies për të rinjtë, djemtë e tij gjithashtu kishin thirrur policinë në mars të vitit 2020, pas një debati të ashpër mes prindërve të tyre.
“Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës”, thanë autoritetetet.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











