Kosova
Vrasja e mërgimtarit ndodhi për arsye banale
Tragjedia ndodhi për shkak të vozitjes me shpejtësi nga mërgimtari, ndërsa bashkëfshatarët nuk e pranuan mirë këtë veprim të tij
- M. mbeti i vrarë nga bashkëfshatari i tij, Sh.R. të shtunën mbrëma.
Në shkëmbimin e zjarrit që pati në Baks të Skenderajt, mbetën të plagosur edhe dy persona, përfshirë edhe vetë të dyshuarin kryesor, që u përcoll në QKUK, por që është jashtë rrezikut për jetë.
Policia u vë menjëherë në veprim, dhe gjatë bastisjes që bëri në shtëpitë e dy familjeve, gjetën edhe një Kallashnikov e një pushkë gjuetie, duke arrestuar edhe dy të dyshuar, raporton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Të dielën në familjen R. nuk deshën ta komentojnë ngjarjen, e njëjtë bën edhe fqinjët e tyre.
Megjithatë, televizioni mëson se deri tek kjo tragjedi erdhi pas një zënke që nisi për shkak të vozitjes së shpejt të veturës nga një i ri i familjes R. Ky i fundit i tregoi babait të tij për problemin që pati me mërgimtarin e familjes M. Sipas familjarëve të viktimës i dyshuari kishte marr armën dhe kishte shkuar te shtëpitë e tyre dhe kishte shtënë me armë.
Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Klani të dielën e pati të pamundur të flas me dikë, pasi ishin të paqasshëm.
Ndërsa, i vrari u varros të dielën në fshat nga ora 17:00.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













