Kosova
Voton Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij.
Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendosë, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.
Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.
“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vjet të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës, ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në orën 19:00.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












