Shqipëria
Votohet kryetari i ri i Parlamentit në Shqipëri
Votohet kryetari i ri i Parlamentit në Shqipëri, opozita bojkoton - Betohen 135 deputetë, dy lënë mandatet
Shqipëria ka zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit. Deputetët socialistë i dhanë mbështetje Niko Peleshit, i cili mori 84 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim në seancën e parë të legjislaturës së re.
Opozita refuzoi të marrë pjesë në proces, duke e bojkotuar votimin, por qëndroi në sallë, transmeton albinfo.ch.
Nga 140 deputetë të zgjedhur, betimin e dhanë 135. Dy të zgjedhur të PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, hoqën dorë nga mandatet, ndërsa tre deputetë të Partisë Demokratike – Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi – munguan për arsye personale.
Në këtë legjislaturë të re, 72 deputetë janë për herë të parë në Parlament. Partia Socialiste hyn me 83 mandate (53 prej tyre emra të rinj), PD dhe aleatët me 50 mandate (14 prurje të reja), ndërsa PSD ka 3 deputetë, Partia Mundësia 2, dhe Lëvizja Bashkë e Nisma Shqipëria Bëhet nga një deputet secila.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë









