Autotech
Volkswageni me “tunel” për aerodinamikë të veturave
Volkswageni ka shpalosur planet për një listë të re të veturave deri në fund të dekadës dhe thotë se është duke punuar aktualisht në 50 modele të reja.
Për të përshpejtuar zhvillimin, kompania ka investuar 100 milionë euro në një Tunel të Erës me bazë në Wolfsburg të Gjermanisë.
Hapësira e kësaj qendre është 8800 metra katrorë dhe i mundëson VW-së të vlerësojë aerodinamikën e veturave për vetëm 20 minuta. Brenda tunelit ka erë që frynë në shpejtësi deri në 250 kilometra për orë në mënyrë që veturat e VW-së t’i përshtaten të gjitha kushteve të mundshme në trafik.
Ky tunel do të mundësojë edhe reshjet e shiut, borës dhe të mjegullës, transmeton Albinfo.ch.
Volkswagen shpreson që me tunelin e ri të sjellë edhe veturat më të mira në tregun e veturave elektrike.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










