Kosova

Vjosa ​Osmani uron Presidentin Begaj

Presidentja e Kosovës uron presidentin e Shqipërisë për marrjen e detyrës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin Facebook ka uruar për marrjen e detyrës presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, përcjell albinfo.ch.

Osmani ishte pjesëmarrëse në këtë ceremoni që u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Ajo më tutje shkroi se me presidentin e ri do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të avancojnë raportet mes tyre.

Në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme.

Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike.