E-Diaspora
Vjen për herë të tetë festivali i filmit të shkurtër „Swikos 2014“
E premtja e 21 nëntorit hap edicionin e tetë të festivalit të filmit të shkurtër “Swikos” në Bazel.
„Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të tetën herë me radhë do të mbledhë bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Gjermania, Austria dhe Maqedonia.
Duke filluar nga 21 nëntori, për dy ditë resht, do të prezantohen 14 projekte filmike, pesë prej të cilave janë të regjisorëve kosovarë, 6 janë të atyre zviceranë, 2 prej tyre nga Gjermania dhe Austria dhe 1 nga Maqedonia.
„Swikos“, i cili do të mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Bazelit, në këtë edicion, të tetin me radhë, ka për synim të sjellë më afër nëpërmjet filmava të shkurtër kulturën zvicerane dhe shumë kultura të tjera në një audiencë të përzier.
Në konkurrencë janë 7 prodhime të artistëve zviceranë dhe 7 prodhime ndërkombëtare. Filmat më të mira do të shpërblehen në pesë kategori dhe me një çmim të publikut. Edhe sivjet do të ndahen çmime për filmin më të mirë, regjinë, aktorin e aktoren, kamerën dhe montazhin.
Edicionin e sivjetmë të festivalit e ka sponsorizuar Ministria e Kulturës dge Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës etj.
Filmi i njohur nga Kosova “Kolonat”, në regji të Ujkan Hysajt, është shpërblyer me çmimin kryesor në edicionin e kaluar të festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “SwiKos”.
“Kolonat” njeh deri më tash një pjesëmarrje në më se 40 festivale ndërkombëtare, me dhjetëra çmime të fituara.
Pos ndarjes së çmimeve, festivali po shfrytëzohet si një vendtakim për regjisorët edhe producentët nga Kosova e Zvicra dhe nga vendet e tjera evropiane.
“Swiss Kos Art” është një organizatë kulturore e themeluar në prill të vitit 2007, ku për qëllim ka përafrimin apo edhe shkëmbimin ndërkulturor zviceran me atë kosovar, gjegjësisht shqiptar. Kjo organizatë, pos festivalit “Swikos”, merret edhe me organizimin e ngjarjeve të tjera kulturore kosovaro-shqiptare në Zvicër.
Programi i edicionit të tetë të festivalit të filmit të shkurtër “Swikos” në Bazel: linku
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













