Bota
“Vjedhja” ndaj turistëve japonezë në Romë
Pronarët kanë thënë se menuja është e qartë dhe nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme
Dy turistë japonezë që ishin duke ngrënë në kryeqytetin italian në fillim të shtatorit akuzuan një restaurant se kanë paguar 429.80 € për dy pjata peshqish, shpageta dhe vetëm ujë për pije.
Fatura, e cila është bërë virale, pasi turistët e pakënaqur e ndanë atë në faqen e internetit për këshilla të udhëtimit Tripadvisor, tregon sesi totali për ushqim dhe pije arriti në 349,80 €, dhe tarifë shërbimi prej 80 €, përcjell albinfo.ch.
Restoranti në fjalë është Antico Caffè di Marte afër Castel Sant’Angelo të famshëm në qendër të Romës.
Më pas ishin një numër i madh i klientëve që kanë deklaruar se kanë paguar shumë në këtë vend.
Përballë një stuhie kritikash, pronarët e saj i thanë të përditshmes italiane Corriere de la Sera se menyja e tyre është e qartë, arsyeja që ata (turistët japonezë) paguanin atë çmim është sepse ata jo vetëm që porositën shpageta, por edhe peshqit që ishin të freskët, përcjell tutje albinfo.ch.Vitet e fundit Italia ka bërë tituj ndërkombëtarë për numrin e rasteve të turistëve që “grabiten” nga restorante zhvatëse.Këto përfshijnë 81 € të paguara për dy hamburger dhe tre kafe në Romë, një vakt prej 1,100 eurosh për katër në një restorant në Venecia, një kon të vetëm të akullores që kushtoi 25 € në Firence dhe një çek prej 42 € për tre xhelati dhe pak ujë afër Shatërvanit të Treviut në kryeqytetin italian.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?