Kosova
Vitia flet për hapjen e kufijve dhe heqjen e karantinës
Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia në një konferencë për media ka treguar se nga dita e enjte do të hapen objektet fetare dhe do të rritet lëvizja e qytetarëve, derisa ka folur edhe për hapjen e kufijve.
“Kam marr me qindra pyetje brenda dhe jashtë kufijve se kur do të hapen kufijtë. Do të doja që t’i heqim të gjitha masat dhe t’i kthehemi normalitetit, por derisa kufizimet po hiqen, masat mbrojtëse do të shtohen vazhdimisht. Kufijtë do të happen, por masat mbrojtëse do të shtohen dhe kjo do të ndodhë në secilin shtet, duhet të ketë përgjegjës individuale dhe kolektive”, ka thënë Vitia.
Sipas tij, hapja e kufijve nuk varet vetëm nga pala kosovare.
“Po mendoj që në fund të kësaj faze, apo në fillim të fazës tjetër, nuk do të varet veç nga ne, por edhe nga shtetet tjera, të rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ai foli edhe për hapjen e kafiterive. “Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem që nga 1 qershori të mos hapen kafeteritë, por mbetet të bëhet një analizë”.
Vitia ka thënë se është lajm i mirë që sot nga lista e parë e 83 të testuarve nuk ka asnjë të infektuar me coronavirus.
Tutje, Vitia bëri të ditur se në fund të majit do të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. “Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë. Në fazën e tretë parashihen masa të reja lehtësuese që do të çlirojnë edhe më tepër ekonominë”, tha Vitia. Faza e tretë e lehtësimit të masave fillon më 1 qershor.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












